15% e testimeve dalin pozitive me Covid-19

E premtja ka regjistruar sërish një numër të lartë viktimash nga koronavirusi. Sipas ministrisë së shëndetësisë 9 persona humbën jetën nga të cilat 6 janë qytetarë nga Tirana, dy nga Berati dhe 1 nga Durrësi, duke e çuar në 3077 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë. Viktimat e 24 orëve të fundit janë të moshave nga 62 në 82 vjeç.

Nga 2902 testime të kryera, 15 % e tyre kanë rezultuar pozitivë. E thënë ndryshe 440 qytetarë kanë dalë pozitiv me Covid-19. Shumica janë në tiranë me 160 raste, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan dhe 19 raste në Patos.

Në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19.

Numri i të shtruarve në spital ka pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë. Sipas ministrisë  së shëndetësisë, në dy spitalet Covid në tiranë janë të shtruar 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan