Hemorragjitë cerebrale vijojnë të rriten nga vit në vit. Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 4400 persona janë goditur brenda një viti nga kjo sëmundje. Në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare mësojmë se goditjet në tru zënë një numër të konsiderueshëm të këtyre pacientëve, që në disa raste janë edhe të rinj.

Mjekët thonë se risku për të bërë një insult cerebral varet nga mënyra e jetesës.

Në rastin e një hemorragjie cerebrale mjekët kërkojnë të shkohet sa më shpejt në spital.

Aksidentet cerebrovaskulare regjistrojnë një moshë mesatare prej  60 vjeç, ku meshkujt janë më të prekur. Sa i takon përhapjes gjeografike  ncidenca më e ulet është në Diber dhe Kukës, ndërsa me e lartë në Berat, Gjirokastër e Lezhë.

Tv Klan