Një pacient ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Viktima është një 93-vjeçare nga Tirana.

Ndërsa 445 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 1368 testime që janë kryer. Rastet pozitive janë 120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar. 

Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Gusht 2022)

Raste të reja ditore             445

Të shëruar në 24 orë          401

Të shtruar në spitale            22

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1368

Testime totale               1,945,846

Raste pozitive                  323,050

Raste të shëruara              315,943

Raste Aktive                        3,533

Humbje jete                         3,574

/tvklan.al