357 pacientë po trajtohen në spitale

Numri i viktimave dhe i infektimeve ditore nga Covid-19 shënoi rritje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 15 persona ndërruan jetë, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 2171. 3 nga qytetarët ishin Fieri, 3 nga Durrësi, 2 nga Vlora, ndërsa të tjerët i përkisnin Sarandës, Shkodrës, Lushnjes, Rrogozhinës, Elbasanit, Pogradecit dhe Librazhdit.

Infektimet ditore pësuan një rritje prej 145 rastesh krahasuar me një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore raportojnë për 448 persona me Sars-CoV-2 nga 2475 testime.

Tirana mban numrin më të lartë me 113 raste, e pasuar nga Shkodra me 30, Gjirokastra me 28, e Durrësi me 26 raste. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat.

Ulje ka pësuar numri i personave të hospitalizuar. Në 7 spitalet Covid në Tiranë dhe në rrethe po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 të intubuar.

Po ashtu në 24 orët e fundit u shëruan 696 qytetarë, ndërsa aktive mbeten ende mbi 32 mijë raste në vend.

Tv Klan