Droga ishte fshehur në një vend të posaçëm në bodrum
Policia greke ka goditur një rrjet të madh të trafiku drogave të forta që vepronte në Athinë, pjesë e të cilit ishin edhe shqiptarë.
Gjatë këtij operacioni u kap një sasi e madhe prej 45 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga ra poseduesi i saj, një 45-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si Leka Vaska.
Policia greke bëri të ditur se fillimisht 45-vjeçari u ndalua në Kifisia dhe gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi prej 17.5 gramë kokainë.
Më pas efektivët ushtruan kontroll në banesën e tij në zonën e Koropit ku në bodrumin e saj që shërbente edhe si kaldajë, në një vend të posaçëm të krijuar përmes një muri jo funksional u gjetën rreth 45 kilogramë kokainë të tjera.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako dhe ishte e brenduar me mbishkrimin NBA dhe me “numrit 23 dhe kurorën” që janë simbole të LeBron James.
Gjithashtu, gjatë operacioni u sekuestruan edhe një pushkë ushtarake tip kallashnikov, pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Tv Klan