Adriatik Lapaj i “Nismës Shqipëria Bëhet” u pyet nga moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu edhe për akuzat që po qarkullojnë në drejtim të tij. Këto të fundit i cilësoi shpifje në tentativë për t’i dëmtuar imazhin në prag zgjedhjesh.
Blendi Fevziu: Kam një lumë me akuza që Shehaj u ka bërë, kam këtu akuzat e bëra nga zoti Shehaj. Janë të paktën 5 akuza që thuhet se ju keni marrë para nga krimi. Një kompani që u ka paguar 45 milion lekë dhe kjo kompani sot është në SPAK. Një rast tjetër për një shumë të madhe hektarësh, keni qenë përfaqësues ligjor i kompanisë. Kam edhe 3 raste të tjera…
Adriatik Lapaj: Unë kam punuar avokat?! Unë vazhdoj e punoj, por e kam ulur ritmin për shkak të ngarkesës… Tani nëse sot dikush më mer mua dhe është në një gjyq civil, unë kam të drejtë ta përfaqësoj? Kompania në fjalë sot nuk është e sekuestruar, kjo është gënjeshtër! Administratori i saj është nën heitm dhe me masë sigurie arrest me burg. Kur unë e kam përfaqësuar si avokat, kompania dhe administrator nuk kanë pasur asnjë problem. Është në 2022-in ajo. Ai është marrë nën hetim në Gusht të 2024-ës dhe ai prezumohet i pafajshëm. Ato para nuk i kam marrë! Cili është gjyqi? Pse kam deklaruar faturat dhe kontratat?!
Blendi Fevziu: Çështja është se ajo kompani po ndiqet sot nga SPAK…Po mirë tani, a është korrekte që ju të përfaqësoni një kompani për regjistrim të pronave që janë dhënë nga vjehrri juaj si gjykatës? Kjo është e pavërtetë, absolutisht! Unë nuk kam përfaqësuar në asnjë rast asnjë pronë që është dhënë si vendim nga vjehrri im për ta regjistruar në hipotekë. Ky është fakt dhe unë ftoj këdo që ka fakt që ta çojë në prokurori!
/tvklan.al