45 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 553 testime që janë kryer.

Rastet pozitive janë 22 në Tiranë, nga 4 në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

626 qytetarë në të gjithë vendin janë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                45

Të shëruar në 24 orë             97

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     553

Testime totale                   1,978,233

Raste pozitive                      330,807

Raste të shëruara                  326,592          

Raste Aktive                             626

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    300

Elbasan                   70

Shkodër                 59

Fier                           59

Vlorë                         36

Durrës                     31

Lezhë                        20 

Dibër                           19

Korçë                         13  

Berat                           10

Gjirokastër                9

Kukës                           0