Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 3684 testime

Në 24 orët e fundit shihet sërish një rritje e rasteve të reja me Covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 45 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar 10 në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet dhe Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm./tvklan.al