Bagdad/ 45 persona kanë gjetur vdekjen dhe 56 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga hedhja në erë e një makine me bombë.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi kishte targetuar një treg të mbipopulluar makinash në zozën e Shiite al-Bayaa.

Sipas Saad Maan, zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Bagdadit, shpërthimi erdhi një ditë pasi një tjetër makinë-bombë tronditi Bagdadin lindor, duke lënë të vdekur 5 persona dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë. Sulmi ka ndodhur në lagjen me shumicë shiite të Habibiya, tha ai në një deklaratë.

Protestat gjatë fundjavës në Bagdad u kthyen në të dhunshme. Një polic u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve mes përkrahësve të fuqishëm shiitw të klerikut irakian Muqtada al-Sadr dhe forcave të sigurisë, tha komandanti i operacioneve të sigurisë./tvklan.al