Zbardhet dinamika e krimit

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00. Viktima është Nikola Ikonomi nga Selenica e Vlorës.

Nga burime brenda grupit hetimor, tvklan.al ka mësuar se 47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit para se të ekzekutohej. Një person i paidentifikuar e vëzhgonte në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete. Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Por fatkeqësisht 47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.

Të njëjtat burime kanë thënë për tvklan.al se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver TozajNikola Ikonomi. Ai ka qenë më parë i përfshirë në trafik droge dhe ka qenë i dënuar me disa vite burgim. /tvklan.al