Një 45-vjeçar i dënuar më parë për vrasje me paramendim, tentoi të kalonte kufirin për të hyrë në Shqipëri përmes doganës së Kapshticës me një pasaportë të falsifikuar.

Është fjala për Besnik Çoadari, i cili u paraqit në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.  /tvklan.al