Një grua është gjetur e vdekur brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.3 të Pogradecit mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:20. Viktima është një 45-vjeçare me iniciale M.M.

Kur forcat policore hynë në apartament, brenda u gjet edhe vajza 9-vjeçare e viktimës, e cila vuan nga paaftësi fizike. E mitura u dërgua në pediatri për kujdes mjekësor pasi nuk ishte ushqyer prej disa orësh.

Nga hetimet paraprake mendohet se gruaja 45-vjeçare mund të ketë vdekur disa ditë më parë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet që të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al