Një grua 45-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Cërrikut.

Policia thotë se në trupin e viktimës me iniciale B.B. nuk janë konstatuar shenja dhune. Shkaqet e vdekjes mbeten ende mister.

Megjithatë, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 45-vjeçares. /tvklan.al