Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki: 28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë. Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al