Një burrë 46 vjeç i quajtur Aglacir de Macedo Pereira u sulmua nga shtatë Pitbullë ndërkohë që kishte dalë për shëtitje në mëngjes në një zonë rurale e Brazilit jugor.

Ai ishte duke shijuar shëtitjen e tij në mëngjes, të cilën e bënte rregullisht, kur qentë e egër u arratisën nga një fermë nën një portë. Kalimtarët tentuan ta shpëtonin atë nga sulmi i tmerrshëm dhe thirrën një ambulancë.

Pitbullat e shpërfytyruan në fytyrë duke ia lënë kafkën plotësisht zbuluar. Pas mbërritjes në spital ai vdiq për shkak të plagëve.

Familja e tij ka akuzuar pronarin e qenve neglizhimin e mbajtjes së kafshëve siç duhet.

“Ne u kërkojmë njerëzve që rrisni këto kafshë, të bëjë më shumë kujdes. Nuk duam që njerëz të tjerë të kalojnë një situatë kaq të trishtuar sa ajo që po kalojmë ne,” është shprehur tezja e Pereira.

Pronari i qenve nuk është identifikuar ende. Policia po heton sulmin dhe mund të ngrejë akuza kundër pronarit. /tvklan.al