Një 46-vjeçare e quajtur Brikena Bregasi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të kërkuar ndihmë për tezen e saj. Tezja e Brikenës ka punuar përreth 35 vite në Postën e Tiranës, por e la punën pasi u sëmur nga kancerin e gjirit. Pas 5 vitesh pasi u kurua, ajo u rikthye tek posta për të nisur sërish punë, por të gjithë ia kanë mbyllur derën.

Brikena ka folur edhe për jetën e saj ku tregon se është rritur pa baba dhe madje nuk ia ka parë kurrë fytyrën. Ajo është përpjekur ta kërkojë, por nuk e ka gjetur kurrë.

Brikena Bregasi: Jam 46 vjeç dhe jetoj në Tiranë.

Mirela Milori: Një raport shumë i veçantë me tezen që kur ishe fëmijë.

Brikena Bregasi: Është e vërtetë sepse ajo më ka rritur. Mami im është ndarë kur isha e vogël edhe më ka rritur gjyshja, tezet, daja.

Mirela Milori: Domethënë je rritur tek njerëzit e nënës dhe tezja ka qenë e veçantë për ty?

Brikena Bregasi: Shumë, që të gjitha tezet po kjo është tepër e veçantë sepse e kam edhe beqare dhe nuk ka fëmijë.

Mirela Milori: Motra apo vëllezër ke?

Brikena Bregasi: Jo jam e vetme.

Mirela Milori: Divorci i prindërve të ka rënduar gjatë viteve?

Brikena Bregasi: Shumë më ka rënduar shumë. Unë sa linda ata u divorcuan. Babain nuk e kam parë asnjëherë, nuk e njoh.

Mirela Milori: Besoj se e di kush është?

Brikena Bregasi: Është nga Korça, nuk e njoh fare. Deri në moshën 5 vjeç që jetonte mami vinte më shikonte, pastaj prej rrethanave, neve ndërruam shtëpitë, ai nuk i dinte vendet ai u martua dhe krijoi familjen e vetëm dhe nuk është interesuar më fare për mua.

Mirela Milori: Nuk e di nëse ke motra ose vëllezër të tjerë?

Brikena Bregasi: Ndoshta dhe kam nuk e di?

Mirela Milori: Po nuk je interesuar, nuk ke qenë kurioze?

Brikena Bregasi: Kam qenë kurioze, kam qenë tek emisioni “Njerëz të Humbur” e kanë gjetur, por më morën në telefon dhe më thanë që duhen 1 mijë euro. Që atëhere e lashë, nuk kisha mundësi financiare.

Mirela Milori: Dakort kjo është një teknikalitet, unë dua të di, një numër telefoni, në Facebook se tani ka rrjete sociale, nuk je bërë kurioze të fusësh emrin e tij të shikosh mos ke ndonjë motër apo vëlla?

Brikena Bregasi: Është e vërtetë,e kam kërkuar Gjergji Janko quhet, por më ka dalë një person tjetër, një çun i ri. Ai mund të jetë nja 60 e ca vjeç. Nuk e njoh fare prandaj jam e përkushtuar ndaj njerëzve të mamit.

Brikena tregon se ajo është e martuar por nuk ka fëmijë. Gjithashtu ajo shprehet se i ka munguar shumë figura e babait të saj gjatë gjithë jetës por nuk ka asgjë në dorë. Po të kishte babain pranë ajo do ishte më e lumtur, do kishte motra dhe vëllezër siç kanë njerëzit e tjerë. /tvklan.al