Vuante nga problemet e shëndetit mendor, kishte tentuar më parë vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së dielës në kryeqytet ku sipas Policisë një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se Marsel Hysa dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e godinës së spitalit dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Hysa 47 vjeç ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital të Shtunën rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë në Tepelenë.

Sipas burimeve pacientin në Spitalin e Traumës e shoqëronte edhe motra e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet se 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nga deklarimet e familjarëve të tij ka tentuar të vetëvritet edhe më parë.

Grupi hetimor vijon të hetojë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që shkaktuan vdekjen e 47-vjeçarit në spital.

Klan News