47-vjeçari hyn në shtëpinë e ish-gruas dhe e hedh nga kati i 2


47-vjeçari hyn në shtëpinë e ish-gruas dhe e hedh nga kati i 2

13:50 26/07/2020

Një 47-vjeçar nga fshati Kurian i Roskovecit është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime.

Mësohet se i arrestuari me iniciale S.Rr. kishte shkuar në banesën e ish-gruas në Patos dhe kishte hyrë me forcë pa pëlqimin e 38-vjeçares me iniciale E.S.

Gjatë debatit me ish-bashkëshorten, 47-vjeçari e ka keqtrajtuar atë dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. 38-vjeçarja u dërgua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Gruaja ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje nga Gjykata e Fierit pas divorcit me ish-bashkëshortin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare e mbetur në tentativë, dhunë në familje, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, dhunimi i banesës dhe shkatërrim prone. /tvklan.al




Të ngjashme