Një 47-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kap duke shitur kokainë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende në media, banonte në Perugia. Ai u kap duke i shitur drogën një klienti në zonën Ellera.

Pas kontrollit, iu zbulua se kishte me vete një dozë kokainë ndërsa në portofol sasitë e parave që kishte fituar. Kaq mjaftoi për autoritetet që të kërkonin një urdhër për të kontrolluar shtëpinë e shqiptarit dhe brenda gjetën ato që mendonin.

1 pako me kokainë që peshonte 1 kilogramë, 94 doza të vogla dhe 1 pako tjetër me kokainë që peshonte 605 gramë, materiale të nevojshme për prerjen e lëndës narkotike, 6120 Euro, 1 celular dhe 2 karta SIM me kontaktet me klientët.

Mjaftueshëm për ta çuar 47-vjeçarin në burg./tvklan.al