Policia e Durrësit ka arrestuar  një 47-vjeçar, të cilit i ka gjetur një arsenal armësh. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se janë  sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatorë, 20 granata ofensive dhe 20 ndezës.

Në pranga ka rënë N.K., 47 vjeç banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal dhe akuzohet se do i ishte të gjitha sendet e jashtëligjshme kundrejt fitimit.

Ai është arrestuar gjatë kontrolleve të policisë në rrugë, por pasi u prangos kontrollet dhe në banesën e shtetasit në Kukës, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e jashtëligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari./tvklan.al