Uji ka nisur që të tërhiqet në Shkodër. Nga monitorimi periodik që bëhet në terren rezulton se në Dajç ka një rënie të nivelit të ujit me 10 centimetra, në liqenin e Shkodrës me 11 centimetra dhe në lumin Drin me 17 centimetra.

Mësohet se në total është një sipërfaqe e përmbytur prej 4700 hektarësh. Në informacionin e përditësuar nga Bashkia e Shkodrës thuhet se kërkohet mbështetje me bazë ushqimore, sasia 640 ton për gjënë e gjallë (koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 15.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.10 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 11cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 17cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 4700 Ha

1. Tokë e pakultivuar 910 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 3470 Ha

3. Grurë 170 Ha

4. Bimë Dekorative 107 Ha

5. Pemtore 40 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110 cm.

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 950 Ha

• Grurë 40 Ha

• Pemtore 30 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 2.

7.106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.

9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Rruga Goricë është e kalueshme me vështirësi me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20-25 cm.

11. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

12. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj ka 4 shtëpi me prezencë uji në oborre, lagjia Kyrtaliaj ka 8 shtepi me prezencë uji në oborre).

13. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë

14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 360 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 1250 Ha

• Grurë 90 Ha

• Bimë dekorative 100 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë

10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 70 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha

2. Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdice e Madhe.

• Të pakultivuara 110 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 650 Ha

• Grurë 40 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 7 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi.

Nj.A. Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 150 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 440 Ha

• Pemtore 10 Ha

2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm

4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Lagje Nr.1

Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-SITUATË EMERGJENTE. KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA./tvklan.al