Numër i lartë viktimash, bien infektimet e reja

Mbeten të larta shifrat e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit u shënuan 17 jetë të tjera të humbura. 4 prej tyre ishin nga Vlora, 2 nga Tirana, 2 nga Fieri dhe 2 nga Elbasani ndërsa të tjerët i përkasin Lushnjës, Kavajës, Librazhdit, Korçës, Pukës, Durrësit dhe Lezhës të moshave nga 54 në 86 vjeç. Shkon kështu në 2077 numri i viktimave nga virusi që nga nisja e pandemisë. 

Një rënie të lehtë pësuan edhe shifrat e pacientëve në 4 spitalet Covid të Tiranës dhe ato në rrethe ku po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Në rënie kanë ardhur edhe shifrat e infektimeve të reja. Autoritetet raportuan për 3005 testime të kryera nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë. Numrin më të madh të rasteve të reja vazhdon ta mbajë Tirana e ndjekur nga Shkodra, Korça, Mirdita dhe Fieri, por infektimet shënohen në të gjitha bashkitë ku numërohen mbi 34 mijë e 600 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 81 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cërrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan. 

Tv Klan