Vetëm 1 humbje jete në 31 ditë

Në muajin Korrik pati një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja me Covid–19, por numri i pacienteve që humbën jetën u ul në minimum.

Gjatë periudhës 1 deri në 31 korrik numri total i infektimeve arriti në 524 persona, 47 prej të cilëve u konfirmuan vetëm të enjten e 29 Korrikut.

Sa i përket rasteve aktive në vend u vu re një 7-fishim i numrit të tyre brenda këtij muaji. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 1 Korrik në Shqipëri kishte vetëm 53 raste aktive me koronavirus, ndërsa në 31 Korrik numri i tyre arriti në 402 persona.

I vetmi qark që vijon të mbetet Covid – free është Dibra. Rritje të ndjeshme patën edhe shtrimet në Spitalin Infektiv.

Në 1 korrik raportohej për vetëm 2 pacientë të hospitalizuar, ndërsa në 31 korrik numri i tyre arriti në 21. Gjatë kësaj periudhë vetëm një pacient 74-vjeçar humbi jetën pas infektimit.

Përkeqësimin e situatës së pandemisë gjatë pjesës së dytë të korrikut, ekspertët e Shëndetit Publik ia atribuojnë qarkullimit të variantit delta në Shqipëri, i cili u konfirmua zyrtarisht në 25 korrik.

Ata rekomandojnë fort vaksinimin si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe variantet e tij.

Tv Klan