582 raste aktive në të gjithë Kosovën

Kanë pësuar një rënie të lehtë infektimet në Kosovë për gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga rreth 2300 testime të kryera janë zbuluar 48 persona si mbartës të virusit.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se janë shëruar 5 pacientë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar në 582. Fatmirësisht edhe këtë 24 orësh në Kosovë nuk ka patur humbje jete.

Tv Klan