Një rast i rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës. Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim pasi vodhi një shumë parash në një dyqan.
Për më tepër, dyshohet se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj shitëses së dyqanit, një 26-vjeçare.
Sipas informacioneve të policisë, ajo ka pësuar dëmtime fizike nga kjo ngjarje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj”, njoftoi policia.
Autoritetet thonë se po vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./tvklan.al