Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi plagosi katër persona.

Sipas asaj që njoftuan uniformat blu, ai humbi kontrollin e makinës dhe pasi u ngjit në trotuar aksidentoi katër personat të cilët ishin këmbësore. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Llazi Miho” ndërsa pas testit të alkoolit u zbulua se shoferi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”./tvklan.al