
49-vjeçari kërcënon me armë pronarin e lokalit në Korçë
09:38 07/02/2023
Një 49-vjeçar me iniciale J.P. në Korçë është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me armë pronarin e një lokali në lagjen Nr.15.
Sipas policisë, mes të dyshuarit dhe pronarit të lokalit pati një konflikt. Gjatë sherrit, 49-vjeçari kanosi me armë pronarin e lokalit.
Gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti atij pistoletën dhe një sasi municioni luftarak. Ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
49-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për kanosje për shkak të detyrës dhe drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt.
/tvklan.al