49-vjeçari nga Belgjika ngjitet në murin rrethues të hotelit dhe rrëzohet nga lartësia


49-vjeçari nga Belgjika ngjitet në murin rrethues të hotelit dhe rrëzohet nga lartësia

11:09 12/09/2021

Një ngjarje e e njëjtë si ajo e hotelit në Tiranë është shënuar në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 49-vjeçar është rrëzuar nga lartësia.

Ishte ora 01:30 kur një 49-vjeçar nga Belgjika me iniciale V.K. u ngjit në murin rrethues të hotelit ku po qëndronte. Nga verifikimet e para ka rezultuar se 49-vjeçari gjeti të mbyllur portën e jashtme të hotelit.

Në pamundësi për të hyrë brenda, ai u ngjit sipër murit të jashtëm rrethyes të hotelit. Por aksidentalisht rrëshkiti dhe u rrëzua. 49-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin  e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë, në një hotel luksoz në kryeqytet u shënua një ngjarje e rëndë ku një pushues u rrëzua nga lartësia pasi kangjellat e ballkonit të dhomës së tij u shkëputën. /tvklan.al






Të ngjashme