Tirana rekord me 253 raste në 24 orë

8 pacientë humben jetën në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Ndërsa gjendja vazhdon të rëndohet dita-ditës, numri i fataliteteve të kësaj të shtune e ka e çuar në 557 totalin e  persona të infektuar që nuk ia kanë dalë në betejën kundër Sars-Cov-2.

Viktimat janë nga Durrësi, Gramshi, Kruja, Elbasani, Gjirokastra, Lushnja dhe Berati dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Autoritetet thane së pacientet trajtoheshin prej ditësh ne spitalet COVID në kryeqytet.

Pavarësisht numrit të larte të jetëve të humbura në spitale, COVID vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, duke regjistruar një  tjetër rekord sa i takon rasteve të reja ditore.

495 qytetare kane rezultuar COVID pozitiv mes 1927 të dyshuarve që u testuan nga Instituti i Shëndetit Publik.

Vatra kryesore e infeksionit mbetet Tirana e cila vijon të kryesojë me 253 të infektuar në 24 orë,  më pas vjen Fieri me 28 raste, Elbasani e Mirdita me nga 22 raste për tu pasuar më tej nga qytetet të tjera ku rastet janë më të pakta por virusi është prezent.

Një pjese e rasteve të reja kanë patur nevoje për shtrim në spital, ku aktualisht po marrin trajtim 352 pacientë nge të cilët  9 në terapi dhe 4 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan