Pesë personat e një familje kanë humbur jetën pasi makina e tyre u shtyp mes dy kamionëve. Përplasja e tmerrshme në Santa Maria do Para, Brazili verior, pati një fund tragjik. Marcio Ramos de Souza, 45 vjeç dhe gruaja e tij Dina Charlen, 39 u vranë së bashku me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Në makinë ndodhej dhe një adoleshente 14-vjeçare, mbesa e familjes Kethenen Wenil, gjithashtu vdiq në vendin e ngjarjes.

Aksidenti tronditës ndodhi më 19 Prill dhe asgjë nuk mund të bëhej për të shpëtuar ndonjë nga pesë pasagjerët. Pamjet e filmuara tregojnë se makina e familjes ishte shtypur midis dy kamionëve.

Imazhet tregojnë automjetin prapa një kamioni në lëvizje të ngadaltë në autostradën BR-316 javën e kaluar. Një kamion i dytë, që thuhet se mbante çimento, afrohet me shpejtësi pas tyre, duke shtypur makinën. Pamjet shqetësuese tregojnë se makina u shndërrua në një top metali.

Kamioni pas tyre nuk arriti të ndalet duke i vrarë të gjithë pasagjerët menjëherë. Pas aksidentit, shoferi i kamionit të dytë u dërgua në stacionin lokal të policisë. Nuk dihet ende nëse ai përballet me akuza.

Një shërbim funerali u mbajt për pesë anëtarët e familjes në vendlindjen e tyre në Braganca, mbi një orë larg vendit të ngjarjes. /tvklan.al