Ananasi është një ndër frutat më të shijshme dhe me vlera fantastike për shëndetin tonë.  Në Guarani, ananas do të thotë “frut i shkëlqyer” dhe jo më kot ishte i preferuari i Katerinës së Madhe të Rusisë.

Vlera e tij ushqyese janë të shumta, ndërsa vlen të theksohet se 100 gram ananas përmban vetëm 50 kalori,12.4 gram karbohidrate dhe shumë vitamina.

Ananasi është tejet i pasur me vitaminë  C–  e cila na mbron nga ftohjet, dëmtimi i qelizave dhe plakja e lëkurës.

Ka shumë mangan- një ananas mbulon pothuajse 70% të sasisë së rekomanduar ditore të manganit, e cila është thelbësore për rritjen e duhur të kockave. Sidomos për gratë, kjo do të thotë se konsumimi i ananasit, zvogëlon shanset e osteoporozës.

Konsumi i ananasit është ideal për të mbrojtur sytë përgjatë gjithë jetës.

Lufton alergjitë dhe inflamacionet- është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Në të njëjtën kohë, ndihmon në uljen e mukusit në fyt dhe hundë. Por sigurisht, si çdo frut tjetër, edhe ananasi ka një sasi të caktuar konsumi ditor dhe nuk duhet tepruar, por duhet konsumuar vazhdimisht.

Ndihmon në tretje-ajo që ju nevojitet pas një vakt të pasur ushqimor,  është ananasi, e kjo falë bromelainit që përmban, i cili është një nga enzimat tretëse. /tvklan.al