5 arsye pse dashuria për veten është e rëndësishme për shëndetin mendor




5 arsye pse dashuria për veten është e rëndësishme për shëndetin mendor

09:42 14/06/2021

Për shumë njerëz, dashuria për veten tingëllon më shumë si një luks sesa një domosdoshmëri. Një nga arsyet kryesore pse shumica e njerëzve e kanë të vështirë të duan veten e tyre është për shkak të idesë së ‘perfeksionizmit’ të ngulitur në mendjet e tyre në një nivel ku ata harrojnë të kuptojnë vetëvlerësimin. Me rritjen e popullaritetit të mediave sociale dhe realitetit të filtruar – është duke u bërë edhe më e vështirë për njerëzit të besojnë në vetvete.

Por ajo që ata nuk arrijnë të kuptojnë është se duke hequr dorë nga vetja, ata bëhen më të prirur ndaj problemeve të shëndetit mendor si stresi, ankthi dhe depresioni. Këtu janë disa nga shumë arsyet pse dashuria për veten është e rëndësishme për shëndetin tuaj mendor.

Për të shmangur krahasimet

Keni menduar ndonjëherë pse e krahasoni veten pa nevojë me dikë? Kur nuk e doni veten, në mënyrë të pavetëdijshme krahasoni veten me të tjerët dhe gjatë procesit, përfundoni duke kompromentuar paqen tuaj mendore.

Ju duhet të mbani mend se çdo person është i bekuar me hijeshi unike me të cilën askush tjetër nuk është i bekuar. Gjeni veçantinë tuaj dhe do të shihni shëndetin tuaj mendor të përmirësohet.

Është koha të shkëputeni nga të gjitha krahasimet e panevojshme që ju largojnë nga vetëvlerësimi dhe ju bëjnë të bini në një gropë të errët stresi. Dhe sapo të filloni ta doni veten, do të doni hapur edhe të tjerët.

Për të fituar besim

Nëse nuk e dini tashmë, ekziston një lidhje e mprehtë midis mënyrës se si ndiheni për veten dhe shëndetit tuaj mendor. Të mos kesh besim te vetja do të bëjë që të dyshosh në pasionet, synimet dhe dëshirat e tua. Nuk është e lehtë të pranosh veten me të gjitha të metat, por nuk është e pamundur.

Filloni me hapa të vegjël, mund të jetë një udhëtim i gjatë, por do t’ia vlejë! Nëse keni besim, do të ndaloni të vini në dyshim çdo vendim që merrni dhe do të mendoni  për një të ardhme më të mirë.

Nëse doni të rrisni lumturinë në jetën tuaj dhe t’i jepni mendjes tuaj pak qetësi mendore atëherë hidhni një hap drejt dashurisë ndaj vetes dhe bëjeni menjëherë sot.

Ju mësoni të pranoni dështimet tuaja

Dështimi dhe ngatërrimi janë pjesë e jetës, kështu që nuk keni nevojë të tregoheni shumë të ashpër ndaj vetes. Të duash veten të ndihmon të jesh më i vetëdijshëm për mundësitë dhe zgjedhjet që ke. Kur filloni të pranoni dështimet tuaja, bëheni më të dashur dhe më të shpejtë për të falur dhe ecur përpara.

Ju jo vetëm që i pranoni dështimet tuaja, por bëheni më pak të pasigurt, ndaj, ndalo së “rrahuri” veten sa herë që dështon ose bën një gabim.

Për të mbajtur marrëdhënie të shëndetshme

Mos harroni, ne jemi ata që i mësojmë të tjerët se si të na trajtojnë. Njerëzit vërejnë kur një person nuk ka vetë-dashuri ose vetë-respekt, dhe fillojnë të mos i respektojnë. Është një aspekt i rëndësishëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet.

Pavarësisht nëse janë miqtë tuaj, familja apo një marrëdhënie romantike, nëse e doni veten atëherë vendosni një standard sesi do të trajtoheni në një marrëdhënie të caktuar. Pra, nëse doni që të tjerët t’ju duan dhe t’ju respektojnë – filloni ta doni dhe respektoni fillimisht veten!

Për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm

Kur e doni veten, filloni të kujdeseni për veten. Një bel i vogël i holë nuk përcakton një trup të shëndetshëm. Një person i shëndetshëm është ai që kujdeset për shëndetin mendor si dhe fizik. Për këtë, ju duhet të filloni t’i jepni përparësi vetë-kujdesit sepse mirëqenia mendore është po aq e rëndësishme sa mirëqenia fizike dhe ju jeni i vetmi që mund të punoni për të. /tvklan.al





Të ngjashme