Megjithëse ky sezon i festave nuk ka shumë ngjashmëri me vitet e kaluara, ne mbetemi të përkushtuar ndaj argëtimit dhe stilit.  Në vazhdim do të zbulojmë pesë dhurata luksoze që mund t’u bëni të afërmëve tuaj, të apasionuar pas modës dhe stilit.

Fillojmë nga xhaketat xhins të zbukuruara me gurë shkëlqyes deri tek çantat dhe çizmet. Është e granatuar që këto dhurata elegante do të marrin zemrën e secilit që e do të bukurën luksoze.

Xhaketa xhins: Dhuratë magjike për këtë sezon festash. Të vishet me xhinse për një pamje casual-chic, ose të kombinohet me një fustan saten apo pantallona të gjere.

Çantë me rrip dore: Me siluetë në dorezën e sipërme, një çantë dore me lëkurë krokodili është përcaktimi i luksit. E detajuar me pajisje të lëmuara, do bëhet një element komod për një pamje me shumë stil.

Çizme mbi-gju: Çdo i apasionuar pas modës do donte ti kishte. Këto çizme janë bërë për të ecur, sigurisht. Por duken aq elegante në fotografinë që mund të shpërndahet në Instagram. Qoftë të veshura me një fustan festiv, apo me xhinse. Janë të shkëlqyshme për çdo rast në dimër.

Orë argjendi:  Fanatikët e modës e duan me patjetër këtë orë të madhe, të zbukuruar me gurë vezullues. E mbajtur solo ose me një përzierje bizhuterish, është një mënyrë e përjetshme për tu dukur glamuroze me çdo veshje.

Bluzë dhe pantallona të gjera: Çdo fashionist e di që përputhja e veshjeve me dy pjesë është e domosdoshme në këtë sezon. Një set si ky vezullues është opsioni perfekt për një gjendje festive./tvklan.al