“Certifikatë ose tampon dhe karantinim 5 ditor”

Duke nisur nga kjo e shtunë të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Italisë, pas mbërritjes në shtetin fqinjë duhet të karantinohen për 5 ditë.

Protokolli i ri i bërë publik nga Ministri Italian i Shëndetësisë përcakton rregulla të reja, ku sikundër njofton edhe Ministria jonë e Jashtme, kushti i parë për të kaluar në territorin Italian është pajisja me certifikatën e vaksinimit, ose testit Covid, që  duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Sakaq, një tjetër kusht i vënë nga autoritet italiane është edhe plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë, ku krahas karantinimit 5 ditor, duhet të deklarohet edhe adresa e qëndrimit.

Pas vetëkarantinimit, autoritetet italiane kërkojnë ribërjen e një testi për të parë nëse je apo jo i virusuar.

Ndërsa për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit. Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.

Tv Klan