Një burrë mysliman, i cili la gruan e tij të vdiste për pesë ditë me radhë është dënuar me 8 vjet burg. Mohamed Naddaf u deklarua fajtor për vrasje të Ashlee Brown, 25 vjeçe, e cila vdiq në shtëpinë e tyre në veri të Melburnit në Nëntor 2016.

Nëna e tre fëmijëve u gjet e goditur, e therur me gojën e mbyllur dhe flokët e prerë. Brown u gjet në sediljen e pasme të makinës së çiftit.

Nëna e Ashlee tha se e bija ishte kthyer në myslimane dhe për këtë arsye kishin pesë vite që nuk flisnin sëbashku. Kur ajo ishte 20 vjeç telefonoi të ëmën për t’i thënë që ishte 3-muajshe shtatzënë dhe se kishte nevojë për bekimin e së ëmës për t’u konvertuar në myslimane.

Siobhan Brown tha se sistemi i drejtësisë kishtë dështuar në dënimin e autorit të vrasjes, pasi 8 vjet janë shumë pak./tvklan.al