Gjeorgjina Kuli: Kryesisht janë me pneumoni por jo kërcënuese për jetën. Domosdoshmëri vaksinimi anti-Covid

Duket sikur pandemisë së Covid-19 i ka ardhur fundi, kjo lidhur edhe me rënien e madhe të të infektuarve. Por sipas ekspertëve virusi është ende në qarkullim. Madje sipas Gjeorgjina Kulit, shefes së shërbimit të Pediatrisë infektive të shtruar ka edhe disa fëmijë.

“5 fëmijë të shtruar janë mosha të vogla. Nuk kanë problematika madhore jetëkërcënuese”.

Sipas mjekes një pjesë e fëmijëve që e kanë kaluar Covid-in shfaqin simptoma të post Covid-it të cilat mund të zgjasin deri në 1 vit.

“Dhimbje koke e herëpashershme, temperaturë me muaj të tërë që duhet të fillojë nga 3 muaj pas sëmundjes. Covidi i zgjatur nuk është prezent te fëmijët që kanë kaluar formë të rëndë, mund të jenë dhe asimptomatik”.

Apeli i bluzave te bardha është vaksinimi I fëmijëve ndaj cvoid 19, pavarësisht nëse e klanë kaluar apo jo coronavirusin.  

“Kemi pasur raste me praktikën klinike deri në 3 herë që e kanë kaluar Covid-in, në forma të ndryshme virale. Kalimi i një infeksioni lë imunitet dhe rikontakti bën që të kalosh një formë më të lehtë. Vaksinimi i rekomanduar është i njëjtë si të mos kenë kaluar Covid-in”.

Sipas të dhënave të shërbimit infektiv pediatrik nga fillimi i pandemisë janë shtruar rreth 500 fëmijë, prej të cilëve 85 kanë bërë forma të rënda multiinflamatore kërcënuese për jetën.

Klan News