Nga eleminimi i Barcelonës, te fitorja e Champions, sukseset special të gjermanit të Liverpool

Lajmi për largimin e tij në fund të sezonit nga stoli i Liverpulit, befasoi jo pak tifozët. Gjermani vendosi që të mbyllë aventurën e tij te të kuqtë pas nëntë viteve, sepse se “po i mbaron energjia”.

Nën drejtimin e tij, të kuqtë kanë kaluar momente magjike, ndërsa më poshtë janë pesë sfidat më të veçanta të teknikut tek anglezët. Vetëm pak muaj pas transferimit nga Borussia Dortmund, Jurgen Klop u përball me ish-ekipin e tij në çerekfinalet e Ligës së Europës në sezonin 2015-2016.

Sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën pas nëntë minutash verdhezinjtë kryesonin 2-0. Por të kuqtë i përmbysën dhe fituan 4-3.

Në sezonin e shkuar, të kuqtë i shkaktuan rivalëve të Mançeter Junajtid një nga ato humbje që do të ngelin në histori. Liverpul fitoi në “Anfiel Road” me rezultatin 7-0 duke shënuar humbjen më të thellë për “Djajtë e kuq” në përballjet mes tyre.

Një klasike e Premier Ligës ajo midis Liverpulit dhe Mançester Sitit, që çimentoi idenë se këto dy skuadra janë rivalët më të mëdha jo vetëm të ishullit, por edhe të Europës. Të kuqtë fituan në shtëpi 4-3.

Në 2019, Klop udhëhoqi të kuqtë në fitimin e Ligës së Kampioneve, duke mposhtur në finale Totenhemin me rezultatin 2-0.

Por nuk mund të harrohet as fitorja e madhe me rezultatin 4-0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve në sezonin 2018-2019 në gjysmëfinale.

Blaugrant kishin fituar 3-0 sfidën e parë. Por të kuqtë i përmbysën me poker golash edhe pse kundër kishin emra si Suarez, Pike dhe Mesi. Pas këtij triumfi të madh, Liverpuli bëri historinë.

Klan News