Rrjeti social Instagram, ka publikuar 5 fotot më të pëlqyera në përvjetorin e 5 –të të krijimit.

Pjesë e listës janë pjesëtarë të familjes Kardashian dhe Taylor Swift.

Vendin e parë, që deri më tani e mbantë fotoja e dasmës së Kim Kardashian dhe Kanye West, tashmë e ka zënë Kendall Jenner me foton ku shfaqet e shtrirë mbi dysheme dhe me flokët e ndarë në formë zemre, e cila ka marrë plot 3.1 milionë pëlqime.

1

Në vend të dytë është Taylor Swift me foton ku ka postuar një tufë të madhe me lule, dhuratë nga Kanye West, e cila ka marrë 2.5 milionë pëlqime.

2

Vendin e tretë, e ka zënë sërish Swift, ku shfaqet me të dashurin, Calivn Harris. Kjo foto ka marrë gjithashtu 2.5 milionë pëlqime.

3

Në vend të katër ka zbritur fotoja e dasmës së Kim & Kanye, me 2.4 milionë pëlqime.

4Dhe vendin e pestë e mban Kylie Jenner me foton e diplomës së saj në dorë. Postim, i cili ka marrë 2.3 milionë pëlqime.

5

/tvklan.al