interviste puneNëse ju thirreni për një intervistë, kjo nuk është gjëja më e mirë. Më e mira dhe me përfitim për ju është që pyetjeve t’ju përgjigjeni me diplomaci dhe të mos bëni pyetje të panevojshme të cilat mund t’ju penalizonin. Ja se cilat janë 5 pyetjet që ju nuk duhet t’i bëni kurrë në një intervistë.

1- Çfarë bën kjo kompani?

Kjo është pyetja e parë e cila duhet shmangur. Nëse shkoni në një intervistë pune, ju më parë jeni informuar rreth kompanisë dhe është e pavend të interesoheni për këtë në moment të fundit.

2- Cila është politika juaj e testimit të drogës?

Kjo është një nga pyetjet që u janë bërë gjatë intervistave të punës, por që nuk është aspak e hijshme. Sado të interesuar të jeni ju gjatë intervistët, pyetje si këto nuk tregojnë seriozitet.

3- Sa duhet të pres për të filluar punë, pas intervistës?

Kjo është një pyetje e cila nuk është shumë me vlerë. Nëse do filloni apo jo punë, kjo nuk është në dorën tuaj, e që të dukeni profesional këtë pyetje duhet ta shmangni.

4- A do të punoj jashtë orarit të punës?

Kjo pyetje duhet shmangur. Në momentin e intervistët ju ende nuk jeni në fazën për të pyetur nëse do të punoni ose jo mbas orarit të punës.

5- Shmangni pyetjet që mund të kenë lidhje me një temë të diskutuar më parë.

Do tregoheni të pavëmendshëm dhe nuk do t’ju marrin në konsideratë.

Kristi Petro/tvklan.al