141 pacientë të shtruar në spitale, 20 në terapi intensive

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar 5 viktima në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ku tre nga personat që kanë humbur jetën ishin në moshë mesatare rreth të pesëdhjetave. Edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid është rritur duke shkuar në 141 të infektuar, 20 ndodhen në terapi intensive ku 9 janë të intubuar.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47-vjeçar nga Shkodra, një 53-vjeçare nga Fieri, një 57-vjeçar nga Lezha, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 78-vjeçar nga Elbasani.”

Nga testimet e kryera rezultojnë 156 të infektuar të rinj me koronavirus, ndërsa mesatarja e kësaj jave është 145 raste infektimesh ditore.

“44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamzë, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë,  2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjakë, Shijak.”

88 të sëmurë me Covid janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë më i ulët se ai të shëruarve që prej shfaqjes së epidemisë.

Tv Klan