Sondazhi i përvitshëm i World’s Best Awards, bazuar në eksperiencat e udhëtimit para periudhës së pandemisë publikoi 5 ishujt më romantik në botë.

Shumë vende pretendojnë se i kanë të gjitha kur bëhet fjalë për destinacione romantike pushimesh e kjo mund të jetë edhe e vërtetë pasi ideja e gjithsecilit për udhëtime është e ndryshme.

Dielli, rëra dhe deti kanë gjuhë universale. Midis 25 ishujve të votuar 5 më të preferuarit u renditën në krye të klasifikimit bazuar kjo në mirëpritjen e njerëzve, ushqimin, kulturën, aktivitetet, pamjet, bukurinë natyrore dhe romancën.

Në vendin e pestë renditet Bora Bora. Ishulli pozicionuar në veriperëndim të Tahitit në Polinezinë Franceze.

Nëse dëshiron një shtëpi mbi ujë me qasje në zonën tënde private, në Oqeanin Indian. Maldivet janë vendi i duhur.

Seychelles pa dyshim është ishulli i tretë më i preferuar për të gjitha çiftet që duan të kalojnë muajin e mjaltit.

Anguilla, Karaibe renditet në vend të dytë me rërën e bardhë dhe ujin e pastër është një parajsë e mrekullueshme për të gjithë romantikët.

Vendi më romantik në botë, sipas këtij sondazh,i janë ishujt Cook me ujërat e cekëta e bëjnë këtë destinacion të Paqësorit Jugor ideal për adhuruesit e plazhit.

Klan News