Pesë kandidatë shqiptarë në Belgjikë kandidojnë për të parën herë në 3 palë zgjedhje. Ata garojnë nga radhët e të majtës nën siglën “Kombëtarja për Zgjedhjet”. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjana synon të kandidojë për Parlamentin Europian në 26 Maj. Luiza Duraki synon një vend në Parlamentin belg. Ndërsa Avni Gjanaj, Habibe Duraki dhe Qëndresa Galica synojnë Parlamentin e Brukselit. Sistemi zgjedhor në Belgjikë bën të mundur që të votohet për disa kandidatë njëkohësisht.

“Me zgjedhjet në nivelin e Europës, Belgjikës dhe Brukselit, ne kemi zgjedhur një strategji të veçantë që do të bëjë të mundur një përfaqësim të shqiptarëve në tre nivele, që ka qenë i pamundur deri tani. Çdo shqiptar që voton për tre kandidatë, arrin të krijojë mundësinë, që këto tre kandidatë të fitojnë. Nëse shqiptarët votojnë për të tre kandidatë, pasi në Belgjikë mund të votohet për më shumë se dy apo tre kandidatë, ne mund të përfaqësohemi me tre deputetë në 3 nivele në Belgjikë”,

thotë Ahmet Gjanaj, deputet në Parlamentin e Brukselit.

“Ju duhet të bëni fushatë në të gjithë Belgjikën, së pari si zëri i Partisë Socialiste dhe gjithashtu për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin shqiptar, që është një prej komuniteteve të rëndësishme të vendit dhe luan një rol të rëndësishëm në gjirin e saj, por edhe në Bruksel,”,

shprehet Rudy Vervoort, Ministër-President i qeverisë të Brukselit.

Fushata zgjedhore e të gjitha partive ka filluar. Qytetarët belgë do të votojnë në 26 Maj për zgjedhjet federale, lokale dhe europiane.

Tv Klan