5 këshilla për të qenë një prind më i qetë gjatë pandemisë


5 këshilla për të qenë një prind më i qetë gjatë pandemisë

15:28 06/08/2020

Të jesh prind gjatë pandemisë mund të jetë stresuese. Situata që e gjithë bota është duke kaluar nuk është aspak normale dhe ata që e kanë edhe më të vështirë për t’u përshtatur me kushtet e reja janë padyshim prindërit.

Ende nuk dihet se kur situata do të kthehet në normalitet, por ekspertët japin disa këshilla se si prindërit mund të ruajnë qetësinë gjatë kësaj periudhe.

Luaj me fëmijët

Ashtu siç i inkurajoni fëmijët tuaj të kalojnë kohën e tyre në mënyrë krijuese, përpiquni të luani edhe ju me ta. Edhe fëmijët, po përballen me stres të madh gjatë këtyre kohërave të pasigurta, prandaj nëse kaloni më shumë kohë me ta dhe përfshiheni në aktivitetet e tyre argëtuese do ndihmoni jo vetëm ata, por edhe veten tuaj. Kjo gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u lidhur dhe afruar më shumë me ata.

Bëjeni të veçantë çdo ditë

Krijimi i një strukture në rutinën tuaj të përditshme është një nga mënyrat për t’i patur gjërat nën një kontroll të vogël. Bëni zakon të konsumoni çdo vakt së bashku si familje dhe të distancoheni nga puna apo angazhimet e tjera. Pyetini ata si ishte dita e tyre, bisedoni me ta edhe për ditën tuaj. Mund të jetë një komunikim i shëndetshëm për ju dhe t’i bëjë ata të ndjehen të rëndësishëm gjithashtu.

Qëndroni larg shembujve ne rrjetet sociale

Prindërit nuk janë të gjitha njësoj. Ju nuk duhet të bëni atë që të tjerët janë duke bërë. Në fund të ditës, qëllimi duhet të jetë të mbani familjen tuaj të sigurt dhe të lumtur, në çdo mënyrë që të keni mundësi. Mos krahasoni familjen tuaj me shembujt që shihni në Internet.

Përforconi sjelljen e mirë

Mund të jetë e vështirë të kontrolloni sjelljen e fëmijëve tuaj gjatë gjithë kohës, por pandemia është koha më e mirë për të inkurajuar fëmijët. Inkurajoni ose shpërblejeni ata për sjelljen e tyre të mirë. Falënderimi dhe pozitiviteti ndihmojnë në formësimin e vetëvlerësimit të tyre, veçanërisht me fëmijët më të rritur.

Jini të mirë me veten

Një nga hapat e parë për të qenë një prind i mirë dhe për të dhënë shembuj të mirë është të jesh më i sjellshëm me veten. Pavarësisht nëse jeni një prind i ri, apo keni fëmijë adoleshentë është e rëndësishme të kujdeseni për veten.

Bëni gjumë të mirë, hani shëndetshëm, stërvituni, kërkoni ndihmë nga antarët e tjerë të familjes nëse nuk ia dilni dot vetë me përgjegjësitë dhe detyrat që keni. Përpiquni të jeni një prind i lumtur.

Praktikimi i këtyre mënyrave iu ndihmon që të jeni një prind më i mirë dhe të mos lejoni që paniku ose frika të marr kontroll në familjen tuaj./tvklan.al




Të ngjashme