Streçet janë një nga veshjet më të rehatshme dhe të përdorura nga vajzat, yjet shpeshherë i zgjedhin në vend të pantallonave por kanjë mori rregullash që duhet të dini kur vishni një palë të tilla. Stili është personal, megjithatë pak më shumë përpjekje kur kombinoni streçet do ta bëjnë pamjet tuaj të duket më e plotë.

-Mos zgjidhni këmisha-xhaketë, por një xhaketë të mirëfilltë. Nëse do të dilni dhe nuk do të bëni sport, një xhaketë oversize me streçe të kombinuara me taka,  këpucë të sheshta ose atlete shkon  përtej pamjes ’casual’.

-Lërini këpucët balerina. Kur vishni streçe zgjidhni mokasine sepse struktura e tyre shton kontrastin me pamjen delikate të këmbëve tuaja.

-Mos vishni bluze të shkurtra. Zakonisht një kombinim i tillë është më i përshtatshëm për në palestër apo një veprimtari sportive. Gjatë ditës vishni një bluze më të gjatë për të shmangur dukjen sportive.

-Xhaketë lëkure në vend të xhinsit. Xhaketa xhins është shumë e parashikueshme, ndërsa kthimi në modë i xhaketave të motoçiklistëve, sidomos atyre ‘vintage’ janë një kombinim që do t’ju veçojë.

-Platformat “Mary Jane” zëvendësojini me këpucë me majë. Platformat me majën e rrumbullakët janë trendi i momentit, por kombinimi i streçeve me këpucët me majë e bën këmbën të duket më e gjatë.

/tvklan.al