I dedikohet ndërgjegjësimit të sigurisë dixhitale

5 Maji është Dita Botërore e Fjalëkalimit, që i dedikohet ndërgjegjësimit të sigurisë dixhitale. Një temë kjo, pjesë e aktualitetit të përditshëm, që prek përdoruesit, por edhe kompanitë dhe ku sulmet e hakerave shtohen gjithnjë.

Sipas Qendrës Kombëtare për CyberSecurity të Mbretërisë së Bashkuar, sot ende në botë, 23 milionë persona përdorin si fjalëkalim sekuencën 123456.

Përtej kësaj, sipas një sondazhi të Britaninë e Madhe, rezulton se 1 në çdo 4 përdorues, fjalëkalimin e ruan në një copë letër, 30% vendos datën e lindjes ndërsa 39% emrin e kafshës shtëpiake. Sipas specialistëve të IT, këto janë informacione bazë, që të gjithë hackerat e përdorin për të hyrë në profilet e përdoruesve.

Kjo temë është mjaft delikate, theksohet e ritheksohet, rrjeti është i pafund, problemet mund të jenë po ashtu të tilla, e për këtë kujdesi duhet të mos neglizhohet. Fjalëkalimet duhen ndërruar shpesh, të jenë të gjatë e të kombinuar.

Klan News