Shpërblim për festat e fundivitit nuk do të përfitojnë vetëm pensionistët, por edhe kategoritë sociale. Qeveria miratoi disa ndryshime në buxhetin e vitit 2023, në të cilin do të ketë një rialokim të fondeve për plotësimin e paketës së solidaritetit.
Ervin Mete: Bonuesi është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posacme, siç kanë qenë invalidët e punës përfitues, dyfishohet masa. Paketa përfshin bonuese sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike.
Ministri bëri të ditur gjithashtu se nga kjo paketë do të përfitojnë edhe punonjësit e administratës që u angazhuan në negociatat me BE si dhe efektivët e policisë.
Ervin Mete: Parashikohet një shpërblim për 1 100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluar në kuadër të negociatave për anëtarësimin në BE, çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor.
Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë Lekë, ndryshe nga viti i kaluar që ishin 8 miliardë e 68 milionë, me shpërndarje më të gjerë ndonëse në vlerë më të ulët.
Tv Klan