Pesë tërmete kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet sizmike kanë qenë të vogla dhe konsiderohen mikrotërmete. Mikrotërmeti i parë ka rënë në Vermik të Vlorës në orën 00:07.

Ai ka qenë me magnitudë 1.7, ndërsa orët në vijim janë shënuar edhe tërmete të tjerë në rajonin e Vlorës, që varionin 1.4, 2.2 dhe 2.8 ballë. Lëkundjet e fundit kanë qenë me magnitudë 2.6 dhe ranë në fshatin Zhulat të Gjirokastrës në orën 03:15.

Ditën e djeshme rreth orës 20:14, një tërmet me magnitudë 4.8 tronditi zonat Jugore të vendit. Epiqendra ishte në Orikum të Vlorës, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj.

/tvklan.al