Boris Johnson e cilëson si një moment historik, në 12 Prill nis lehtësimi i masave

Më shumë se 5 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar morën dozën e dytë të një vaksine Covid-19. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Boris Johnson i cili e vlerësoi si një moment tjetër historik në programin e vaksinimit.

Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, i bëri jehonë kësaj, duke thënë vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe  dorën e pare ten je vaksine e kane marre rreth 47% e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht, ata që janë vaksinuar përfshijnë cilindo mbi 50 vjeç, si dhe ata me kushte të caktuara shëndetësore, kujdestarë dhe punonjës shëndetësor.

Ndërkohë Britania e Madhe po përgatitet për një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve në 12 Prill, i cili do të shohë rihapjen e institucioneve jo thelbësore të shitjes me pakicë dhe të kujdesit personal. Ndërtesat publike, përfshirë bibliotekat dhe qendrat e komunitetit, gjithashtu do të hapin dyert e tyre.

Pub-et dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë për njerëzit jashtë. Palestrat janë vendosur të rihapen, por mund të përdoren vetëm nga njerëz që ushtrohen vetëm ose me anëtarët e familjes së tyre. Shumica e atraksioneve në natyrë dhe vendeve të mikpritjes do të hapen sërish, të tilla si kopshtet zoologjike, parqe tematike dhe kinema.

Klan News