Europa dhe Azia me më shumë humbje jete nga i nxehti

Temperaturat ekstreme si ato të të nxehtit dhe të ftohtit shkaktojnë më shumë se 5 milionë vdekje çdo vit në të gjithë botën.

Studimi u botua në revistën shkencore “The Lancet” që ka marrë në analizë 750 vendndodhje anembanë globit. Të dhënat për vdekjet që lidhen me temperaturat u analizuan nga viti 2000 në 2019-ën ku u vu re se temperaturat u rritën me mesatarisht 0.26 gradë Celsius për 1 dekadë.

Studiuesit përdorën të dhënat e 43 shteteve në 5 kontinente me klimë të ndryshme. Statistikat zbuluan se 9.43 % të vdekjeve globale i atribuohen temperaturave ekstreme të ulëta apo të larta. 9 nga 10 të këtyre vdekjeve janë për shkak të të ftohtit, por pritet të ndryshojë teksa planeti po ngrohet.

Azia dhe Afrika mbanin barrën më të rëndë të vdekjeve të lidhura me të ftohtin, respektivisht me 2.4 milionë dhe 1.18 milionë vdekje çdo vit. Kur bëhet fjalë për vdekjet e lidhura me të nxehtin, shifrat më të larta vijnë nga Azia dhe Evropa.

Evropa ishte kontinenti i vetëm ku vdekjet e lidhura si me të ftohtin ashtu edhe me nxehtin ekstrem, ishin më të larta sesa mesatarja globale.

Tv Klan