Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 5 milionë lekë, për shkelje të masave antiCovid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetet sociale ku thotë:

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opozitën! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë. Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrigeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve. Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.  Keni edhe 66 ditë kohë për të vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 Prilli. Asnjë hap pas”./tvklan.al